Tiranë - Dy konfederatat sindikale shqiptare, BSPSH dhe KSSH, brenda projektit Iscos Marche onlus, kane filluar prej disa ditesh nje fushate informimi per punetoret shqiptare mbi te drejtat qe ata kane ne pune dhe ne shoqerine shqiptare. “Pune Dinjitoze, Jete Dinjitoze” eshte titulli i fushates. Ne datat 2 dhe 3 shkurt do te jete prezente ne sheshin Skenderbej nje tende ku drejtuesit sindikale do te takohen me qytetare dhe punetore te Tiranes.
Ne vazhdimesi te fushates do te shperndahet ne rruget e Tiranes nje flete-palosje ku shkurtimisht listohen disa nga principet dhe instrumentet qe bejne dinjitoze punen. Keto jane temat qe karakterizojne dokumentat themelore te Organizates Boterore te Punes dhe te Bashkimit Europian, ku principi i qytetarise bazohet ne pjesen me te madhe edhe mbi respektin e te drejtave esenciale sociale si: e drejta e punes, e mbrojtjes sociale, e respektit te individit ne pune, e drejta e lirise se asocimin sindikal dhe e dialogut social.
Me specifikisht, flete-palosja vendos ne vend te pare principin e jo-diskriminimit per te garantuar barazi ne trajtimin ndermjet personave, pavarsisht kombesise, gjinise, races apo perkatesise etnike, fese o besimit, aftesive te kufizuara, moshes apo orientimit seksual. Qe nga fillimet e tij Bashkimi Europian ka vendosur principin qe barazia ndermejt burrave dhe grave duhet te garantohet ne te gjitha fushat, ndermejt te cilave edhe e drejta per t`u punesuar, puna dhe pagesa.
Siguria ne pune eshte objektivi i dyte i flete-palosjes. Respekti i individit qe punon eshte nje nder pikat themelore ne mbrojtjen e shendetit ne pune. Parandalimi i aksidenteve dhe formimi i punetoreve eshte nje detyre e shtetit, e punedhenesve me pjesmarrjen e sindikatave te punetoreve sic eshte planifikuar nga direktivat europiane. Siguria ne pune per te parandaluar aksidente apo semundje profesionale eshte me siguri shume problematike ne Shqiperi sidomos ne sektorin privat ku eshte fortesisht e pranishme puna e zeze. Shteti shqiptar nuk ushtron, sipas sindikatave shqiptare, nje veprimtari te mjaftueshme kontrolluese dhe parandalimi. Sherbimet inspektuese jane te dobta dhe shpesh here te pamjaftueshme ne mjete dhe ne njohurite e nevojshme per te ushtruar plotesisht rolin e tyre.
Blloku i trete qe e ben dinjitoze punen dhe jeten te jetueshme pa veshtiresi perfaqesohet nga marrja e nje pagesa te drejte dhe e sigurimeve shoqerore e shendetesore. Punetori duhet te kete te drejten e nje page proporcionale me sasine dhe kualitetin e punes qe kryen dhe gjithesesi ne cdo rast duhet te jete i afte t`i siguroje vetes dhe familjes se tij nje jetese te lire dhe dinjitoze. Kualiteti i punes duhet te mbeshtet per te gjithe nga nje sistem i pershtatshem formimi profesional.
Blloku i fundit i te drejtave ka te beje me mbrojtjen e punetoreve ne marredheniet me punedhenesit. Dhe kjo vjen nepermjet njohjes se plote te lirive per te qene pjese e sindikatave dhe e rregullores se raporteve te punes permes kontraktimit kolektiv e mbeshtetur nga sindikatat. Nepermjet leximit te kesaj flete-palosje, punetoret mund te verifikojne nese te drejtat e tyre themelore respketohen ne vendin e tyre te punes.
ISCOS Marche onlus është instituti i kooperimit ndërkombëtarë të CISL-it Marche. CISL-i është një ndër organizatat sindikale italiane më të rëndësishme, që ka bashkëpunuar me dy Konfederatat Sindikale, BSPSH-në dhe KSSH-në që prej themelimit të tyre. ISCOS Marche është organizimi i kooperimit ndërkombëtarë nëpërmjet të cilës CILS-i i Marche-s vepron për të mbështetur sindikatat e punëtorëve dhe organizatat e shoqërisë civile në veprimtarinë e tyre të afirmimit të drejtësisë sociale për zhvillimin e drejtë dhe shoqërisht të qëndryeshëm.
ISCOS Marche ka që prej vitit 2002 që është aktive në Shqipëri dhe ka realizuar projekte të ndryshme formimi për të rinjtë delegate në ndërmarrje dhe për drejtuesit e dy sindikatave shqiptare. Ndërkohë me Ministrinë e Punës, Cështjeve Sociale dhe shanseve të Barabarta ka realizuar një projekt me qëllim modernizimin e sistemit të pikës së takimit midis kërkesës dhe ofertës për punë. Në mënyrë të veçantë ajo ka mundësuar realizimin e një programi informatik “job matching” për Zyrat e Punës (Shërbimi Kombëtar i Punësimit) të Prefekturës së Durrësit.
Aktualisht ISCOS Marche po realizon një projekt me qëllim forcimin e kapaciteteve të Sindikatave shqiptare nëpërmjet financimit të Bashkimit Europian (Programi CARDS 2005) dhe Rajonit Marche.
| < Prev | Next > |
|---|
Sport
ANGLI/ 13 futbollistë seks me Jennifer Thmopson
Londër/ 7 Shtator - Nuk kanë të ndalur skandalet seksuale të futbollistëve në Angli ku Wayne Rooney, është personi që po shigjetohet nga të gjitha anët, por shumë shpejt pritet një furtunë e vërtetë në të gjithë Premier League-n.
Lexo më tej....ANGLI/ Runi seks me një prostitutë për 1500 euro
Londër/ 5 Shtator - Pas çështjes “Xhon Terri”, kombëtarja angleze është përfshirë nga një tjetër skandal seksual. Këtë herë është radha e sulmuesit Uejn Runi, që të bëhet lajmi kryesor i kronikave rozë në Angli. Sulmuesi është zbuluar se ka patur takime të shpeshta me një prostitutë 21 vjeçare të quajtur Xhenifer Tompson.
Lexo më tej....MOTO 2/ Tragjedi në çmimin e San Marinos, vdes Tomiza
Tiranë/ 5 Shtator - Humb jetën në pistë pas një aksidenti Shoya Tomizaëa, piloti japonez i përfshirë në një aksident të rëndë gjatë garës së Moto2 në Çmimin e Madh të San Marino. 20 vjeçari ka vdekur pasi është çuar për në spital.
Lexo më tej....TRANSLATE-TRADUCI-TRADUIRE
TË FUNDIT
- EURO 2012/ Ushtari Salihi çon në vend të parë Shqipërinë
- BOSCH/ Problemet e Shqipërisë do të zgjidhen
- PS/ “Ryshfeti”, Balla i përgjigjet avokatit: Po shpifën!
- ISKSH/ Masa ndaj dhjetëra mjekëve për shkelje
- REAGIMI/ Ruli: Vendimi për ish-Ekspozitën, ligjor
- PARATË/ Përfundon dëshmia e Myftiut, Tomorr Boriçi
- AUTOSTRADA/ 4 të vdekur nga mungesa e mbikalimeve
- AKUZA/ Pyetet Kujtim Hasa, aksioner i “Vision Construction”
- NGJARJA/ Sulmi, plagoset me mjete të forta i riu
- TAKIMI/ Kryeprokurorja në Hagë për krimin e organizuar
- EKSTRADIMI/ Sillet në pranga nga Italia i dënuari për hakmarrje
- REAGIMI/ Vendimi i MASH, mësuesit në dispozicion në protestë
- AVOKATI/ Gjokutaj: Selmallari dëshmoi se i dha 20 % Avllajt
- TAKIMET/ Zv.sekretarja e e OKB-së, viziton sot Tiranën
FOTO GALLERI
MULTIMEDIA
KOSOVË Express - Java - Koha Ditore - Zeri - Kosova Sot
MAQEDONI Koha - Lajm Press
MALI ZI Koha Javore
NDËRKOMBËTARE Zëri Amerikës - BBC - DW World - Evropa e Lirë - Setimes









Do kisha kenaqesin te isha pjes e ketij projekti
pasi kam mbaruar edhe per drejtesi dhe i pershtatet mjaft mire profesionit tim..........
pres pergjigjen tuaj
Faleminderit